![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
1 mld leke investime te tjera per qytetet, njesite vendore te aplikojne deri ne 10 mars 2015
Qeveria do të hedhë edhe 1 miliard lekë për infrastrukturën vendore, në projekte të cilat pritet të nisin para zgjedhjeve vendore. Njësitë vendore mund të aplikojnë deri më 10 mars 2015.
Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka shpallur këtë fundjavë thirrjen e dytë për shpërndarjen e fondeve për projekte të infrastrukturës vendore dhe rajonale, në vlerën 1 miliard lekë, pjesë e buxhetit të shtetit për vitin 2015.
Projektet
Këto para përfshijnë projekte në këto drejtime:
• Përmirësimi i aksesit dhe lëvizshmërisë (projekte me impakt rajonal dhe ndërrajonal);
• Rivitalizimi i poleve urbane dhe qendrave rajonale (rilindja urbane e qyteteve dhe qendër rajonesh);
• Përmirësimi i infrastrukturës vendore dhe ndërvendore;
• Përmirësimi i infrastrukturës dhe promovimi i atraksioneve turistike (infrastrukturë rrugore me interes turistik, ndërrajonal);
• Përmirësimi i transportit dhe infrastrukturës ndërlidhëse (terminal autobusësh, ura etj.);
• Fuqizimi i konservimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore përmes rehabilitimit të mjediseve të artit e kulturës.
Shqyrtimi për financim bëhet për projektet e aplikuara, bëhet nga sekretariati teknik në Ministrinë e Zhvillimit Urban, si dhe pranë sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, në Kryeministri.
Kriteret per shpalljen fitues
Kriteri kryesor është vlerësimi teknik, i cili ka 70 pikë maksimale. Brenda këtij kriteri është cilësia teknike dhe kostoja që vlerësohen me deri në 20 pikë. Kjo pikë nënkupton se projekti do të jetë me cilësinë më të mirë në vlerën monetare më të ulët.Për të arritur këtë kriter paraqitet projekti dhe preventivat e zbatimit, përshtatur me buletinet e çmimeve referente zyrtare. Niveli i ulët i riskut të zbatimit të projektit, pjesë e kriterit teknik, vlerësohet nga zero deri në 10 pikë. Ai nënkupton që prokurimi publik të orientohet në riskun më të ulët të mundshëm, zbatimin me sukses të projektit dhe përdorimin në afat të fondit shtetëror.
Elementi i tretë teknik është ndikimi i projektit në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në shërbimet publike ndaj tyre. Ky element vlerësohet nga zero deri në 20 pikë. Brenda këtij elementi janë katër komponentë që vlerësohen secili deri në pesë pikë. Ato janë: pozicioni ndaj qendrës së qarkut, potenciali turistik dhe ndikimi ndaj ekonomisë lokale, rivitalizimi dhe rikualifikimi urban, rehabilitimi urban.
Numri i përfituesve nga projekti është një kriter që vlerësohet deri në pesë pikë dhe po kaq pikë mund të marrin edhe analizat e sakta mbi raportin kosto-përfitim. Ndërkaq, qëndrueshmëria e investimit, parashikimi i fondeve për mirëmbajtje vlerësohet me zero deri në pesë pikë. I njëjti vlerësim bëhet edhe për nivelin e bashkëfinancimit mes qeverisjes qendrore e vendore. Kriteri tjetër është vlerësimi strategjik i projektit, që mund të marrë deri në 30 pikë.
Ai ka të bëjë me përputhshmërinë e projektit me planet kombëtare. Projektet duhet të aplikohen jo më vonë se data 10 mars 2015. Projektet synojnë përmirësimin e aksesit dhe lëvizshmërisë, impakt rajonal dhe mes rajoneve.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)